Loading…

Rusia thotë se takimi Putin-Thaçi ndodhi në Paris, zbulohen edhe bisedat për dialogun me Serbinë

  • 14/11/2018 | 13:12

Rusia thotë se takimi Putin-Thaçi ndodhi në Paris, zbulohen edhe bisedat për dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Rusisë Vladimir Putin, ishin takuar gjatë ceremonisë së shënimit të 100-vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris.

Takimin mes dy presidenteve e konfirmoi Thaçi përmes disa fotove dhe një deklarate ku thuhej se presidenti rus Putin mbështet marrëveshjen që arrihet mes shtetit të Serbisë dhe Kosovës, njofton gazetametro.net.

E këtë sot e ka e vërtetuar edhe  zëdhënësi i liderit rus, Dimitry Peskov, duke thënë se nuk ishte një takim klasik, por një takim në margjinat e festimit ku Thaçi dhe Putin kanë biseduar së bashku në lidhje me marrëveshjen përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit.

Peskov ka bërë të ditur se Putin i ka tërhequr vëmendjen Thaçit duke i thënë se është e nevojshme të arrihet konsensusi mes Kosovës dhe Serbinë dhe se Rusia mbështët marrëveshjen që do të arrihet nga të dy palët, njofton gazetametro.net.

“Natyrisht, Putin ka tërhequr vëmendjen se është e nevojshme para së gjithash të arrihet konsensusi me Serbinë. Kjo është kryesorja. Dhe kuptohet, ai ka thënë se ne do ta mbështesim marrëveshjen që do ta arrijnë të dy palët. Ndryshe nuk bën”, ka thënë presidenti Putin sipas Peskov, njofton gazetametro.net.

Ky takim u kritiku shumë nga partitë opozitare në Kosovë, madje në Serbi takimi i Thaçit me Putini zgjoi shumë reagime të mëdha, ndërsa nga Thaçi dhe disa analistë kjo u pa si një arritje e madhe e diplomacisë kosovare në arenën ndërkombëtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë