Agjencia e lajmeve TASS, ka raportuar të shtunën se në dialogun midis Rusisë dhe Serbisë vëmendje e veçantë i është kushtuar stabilitetit në Ballkan, në të cilin është përmendur edhe Kosova.
“Serbia mund të llogarisë në mbështetjen ruse për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, para se gjithash në Kosovë”, thuhet në deklaratën, që referohet në bashkëpunimin serbo-rus në arenën ndërkombëtare.
Problem mes këtyre vendeve mike del të jetë aspirata e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së, gjë e cila nuk e kënaqë Rusinë, e cila ka sanksione nga BE-ja dhe do t’i pengonte për të mbajtur të ekuilibruar krizën e Ukrainës, thuhet nga mediet serbe.