Rusia ka sulmuar me raketa kryeqytetin ukrainas Kievin pak para muzgut duke vrarë 3 persona përfshirë një 9 vjeçare me nënën e saj. Sipas zyrtarëve ky ishte sulmi që shkaktoi më së shumti viktima për këtë muaj në Kiev, transmeton Gazeta Metro.
Zyrtarët ukrainas thanë se sulmi ka ardhur në momentet kur Kievi po planifikonte të shënonte ditën e fëmijëve. Rusia në këtë sulm ka përdorur raketat e tipit Iskander të lëshuara nga toka.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 10 raketa të lëshuara nga Rusia por rënia e mbetjeve në tokë ka shkaktuar viktima dhe dëme. Përpos 3 viktimave 16 persona kanë mbetur të lënduar, raporton The Associated Press.
Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj Kievit teksa Ukraina po përgatitet për kundër ofensivën në mënyrë që të mbrapsë Rusinë.
Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka thënë se dita e fëmijëve duhet të jetë për siguri, verë dhe jetë por se kësaj rradhe është për krimet e Rusisë ndaj fëmijëve.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se viktimat janë një vajzë 9 vjeçare me nënën e saj dhe një grua tjetër.
Monitoruesit për të drejtat njerëzore në kuadër të Kombeve të Bashkuara kanë thënë se 6 fëmijë kanë ndërruar jetë dhe 34 tjerë janë lënduar vetë muajin e kaluar./gazetametro.net
A grandfather sits next to his murdered granddaughter. Consequences of the #Russian night attack on #Kyiv.
Photo: Serhiy Okunyev. pic.twitter.com/UlxmXho31p
— NEXTA (@nexta_tv) June 1, 2023