Loading…

Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon

  • 20/02/2017 | 13:23

Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon

Ministrja për dialog Edita Tahiri, ka thënë se Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon.

Ministrja Edita Tahiri në Samitin e Komisioneve tha se Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon por që është thellimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Europës ajo që përçon mesazh se kemi një vend euroatlantik.

”Krahas agjendës së brendshme të vendeve të rajonit ne na u janë shtuar disa ambicie gjeopolitike, Këtu e kam parasysh Rusinë, që ka shfaqur hapur ambiciet për të rritur ndikimin në rajon. Prandaj ne duhet të rrisim bashkëpunimin që të tregojmë se rajoni ynë është euroatlantik”, u shpreh Tahiri.

Sipas saj duhet një bashkëpunim më i madh i gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor e SHBA-së

”Këtu na duhet bashkëpunim më i madh i gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor e SHBA-së e sidomos kur tashmë ka ardhur dhe administrata e re amerikane”.

”NATO është i vetmi institucion i sigurisë në mbarë botën, dhe për Ballkanin këto faktorë janë qenjësor”.

”Ballkani ka nevojë për forcim të prezencës dhe përkrahjes së Bllokut Euroatlantik për t’i dhënë mesazhe atyre ndikuesve negativ në këtë që është arritur”.

”Kur përmenda Rusinë nuk janë shembuj konspiracioni, janë shembuj konkret për Malin e Zi, e për Serbinë mos të flasim”.

”Anëtarësimi sa më i shpejtë i Malit të Zi në NATO do të mbyllë çdo qasje të Rusisë në rajon”.

”Kemi dalë nga luftëra por kemi vizion të qartë për ardhmërinë. Nuk është vetëm udhëtim në Europë por edhe reformim në shtëpi”, ka përfunduar Tahiri./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë