Loading…

‘Rusia përdori bombë me vakum në Ukrainë, e ndalur me konventën e Gjenevës’

  • 01/03/2022 | 00:19

‘Rusia përdori bombë me vakum në Ukrainë, e ndalur me konventën e Gjenevës’

Raportohet se Rusia ka përdorur një armë që është e ndaluar sipas Konventës së Gjenevës, transmeton Gazeta Metro.


Ka qenë ambasadorja e Ukrainës në SHBA, e cila ka njoftuar se Rusia sot, e hënë, ka përdorur një armë termobarike (bombë vakum).

“Rusia përdori një armë termobarike (bombë vakum) të hënën në pushtimin e saj në Ukrainë”, tha ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, pas një takimi me ligjvënësit amerikan, raporton Reuters.

“Ata përdorën bombën me vakum sot, e cila në fakt është e ndaluar nga konventa e Gjenevës”, tha tutje Markarova.

Ajo tutje tha se Ukraina po punonte në mënyrë aktive me administratën e presidentit amerikan Joe Biden dhe Kongresin për të marrë më shumë armë dhe për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

“Ata duhet të paguajnë, duhet të paguajnë një çmim të rëndë”, u tha ajo gazetarëve pas daljes nga takimi.

Edhe mediat lokale ukrainase më herët kanë publikuar një shpërthim të fuqishëm, por që nuk dihet ende nëse ky shpërthim mund të jetë një bombë e tillë.

Ndryshe, ky është veprimi i kësaj bombe: “Drejtimi i shpërthimit vëllimor është unik dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për jetën. Së pari, presioni i lartë i përzierjes së djegies vepron tek njerëzit në zonën e prekur, dhe më pas një vakum, në fakt, një vakum që këput mushkëritë. E gjithë kjo shoqërohet me djegie të rënda, përfshirë ato të brendshme, pasi shumë arrijnë të thithin premiksin oksidues të karburantit.

Kjo armë llogaritët me e rrezikshmja pas asaj bërthamore, armë të tilla Rusia kishte përdorur në Çeçeni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë