Loading…

Rusia për ushtrinë e Kosovës: Themelimi i saj, papërgjegjësi

  • 03/04/2017 | 22:52

Rusia për ushtrinë e Kosovës: Themelimi i saj, papërgjegjësi

Moska zyrtare konsideron se iniciativa e Kosovës për themelimin e ushtrisë është papërgjegjësi.


Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka thënë se autoritetet kosovare po provojnë për të krijuar një terren “të rremë juridik” për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Sputniknews.

Më tej thuhet se kjo iniciativë e Kosovës thyen edhe marrëveshjet e mëhershme, sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

“Ju kemi kushtuar vëmendje fjalëve të ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delaëie se Uashingtoni mbështet këtë proces vetëm kur e vetëshpallura Republikë e Kosovës t’i bëjë ndryshimet kushtetuese”, thuhet në qëndrimin e diplomacisë ruse, njofton Klan Kosova.

“Ideja e transformimit të Forcave të Sigurisë në forcë me të drejta të plota është ushqyer ndër vite nga autoritete në Prishtinë”.

“Fakti më i rëndësishëm është se ky veprim është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe në kundërshtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, duke paraparë se prania e forcave në këtë rajon mund të behet vetëm nën mandatin e Këshillit të Sigurimit, forcat e KFOR, që është në përbërje të anëtarëve të NATO”, thuhet më tej në qëndrim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë