Loading…

Rusia në panik: Kërcënon qytetarët me burg nëse ndihmojnë Ukrainën

  • 27/02/2022 | 13:11

Rusia në panik: Kërcënon qytetarët me burg nëse ndihmojnë Ukrainën

Rusia tashmë ka përgatitur dënimet për këdo që tenton nga shteti i tyre ta ndihmojë Ukrainën, transmeton Gazeta Metro.


Prokurori  i Përgjithshëm ka treguar një ‘’rregullore kërcënuese’’, se çfarë pasoja do bart kushdo që nga Rusia tenton ta ndihmojë Ukrainën.

Aty thuhet që kushdo që ofron ndihmë financiare, logjistike, konsultuese ose çfarëdo asistimi tjetër për një shtet tjetër ose organizatë të huaj që përmban në vete aktivitete që shkojnë në kundërshtim me kushtetutën e Federatës Ruse, do dënohet më burg nga 1 vit deri në 20.

‘’Do të bëhen vlerësime të veçanta ligjore për çdo rast të ndihmës financiare ose të një ndihme tjetër për një shtet të huaj të përfshirë në aktivitete kundër sigurisë së Federatës Ruse’’, thuhet në këtë rregullore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë