Në korrik të 2014-ës, Rusia ka aprovuar amendamentet e ligjit për të dhënat personale në rusi, i cili hyri në fuqi me 1 shtator të 2015-ës, nën të cilin kompanitë teknologjike detyrohen që të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve të saj në këtë shtet e jo jashtë tij.
Rregullatorët federal të mediave në Rusi, të njohur si Roskomnadzor, tani është duke kërcënuar se do të bllokoj çdo kompani që ruan të dhënat personale të qytetarëve të saj në serverët jo rusë.
Jo vetëm Linkedln, por edhe kompani më të mëdha, duke përfshirë WhatsApp, Facebook, dhe Twitter mund të bllokohen në të ardhmen në Rusi, nëse ata nuk zbatojnë këtë ligj.
Shumë kompani të mëdha, si Google, Apple apo Viber së fundi kanë zhvendosur serverët e tyre në Rusi, megjithatë Facebook, Microsoft e Twitter kanë refuzuar që të përmbushin këtë ligj.