Rusia nuk është indiferente në lidhje me Serbinë, dhe Moska mbështet Beogradin kur është fjala në lidhje me Kosovën dhe Republikën Serbe në Bosnje, ka thënë për Radio Beogradin, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Cepurin, transmeton gazetametro.net.
Cepurin ka thënë se Rusia nuk është e interesuar që t’i mbajë mësim ndokujt dhe se Serbia duhet t’a dijë se çfarë është më së miri për të.
Kur vie puna tek Ballkani, Cepurin thotë se Rusia bën thirrje për stabilitet dhe qetësi. Ai gjithashtu bën të ditur që shumë shpejtë Beogradin do t’a vizitojë kryeministri Dimitrij Medvedev.