Loading…

Rusia kërkon themelimin e Asociacionit të komunave serbe

  • 06/12/2018 | 13:55

Rusia kërkon themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrov, ka thënë se Rusia pret që Prishtina të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.


Lavrov në një takim të Këshillit Ministror të OSBE-së, ka theksuar se vëmendja për Ballkanin nuk duhet të dobësohet, transmeton lajmi.net.

“Vëmendja për Ballkanin nuk duhet të dobësohet. Ne kujtojmë se mandatet e institucioneve dhe misioneve të OSBE-së nuk sigurojnë asistencën e integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit. Këto mandate duhet të respektohet”, është shprehur ministri i Jashtëm rus.

Sipas tij, është e papranueshme pjesëmarrja e Kosovës si shtet në ngjarjet e OSBE-së.

“Ne presim që Bashkimi Evropian ta bind Prishtinës që t’i përmbushë marrëveshjet e arritura me Beogradin me ndërmjetësimin e Brukselit duke përfshirë edhe krijimin e asociacionit të komunave serbe”, ka përfunduar Lavrov.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë