Loading…

Rusia invadoi Ukrainën nga të katër anët, ka raporte se tanket ruse kanë depërtuar në rajonin e Kiev

  • 24/02/2022 | 13:49

Rusia invadoi Ukrainën nga të katër anët, ka raporte se tanket ruse kanë depërtuar në rajonin e Kiev

Sipas raporteve Putin ka urdhëruar invadimin nga të katër anët që nisi me sulme me predha balistike nga toka dhe deti që kishin cak infrastrukturën ajrore mbrojtëse ukrainase para ndërhyrjes me trupa tokësore, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raporteve të fundit nga trupat ruse kanë depërtuar në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, raportohet në media.

Paraprakisht ishte raportuar se sulmi ndaj Ukrainës ka nisur edhe me zbritjen e parashutistëve rus në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv.

Sipas raporteve sistemet e mbrojtjes kundërajrore ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë 5 aeroplanë ushtarak rus dhe një helikopter poashtu. Por me këto raporte si duket Rusia ka arritur mbizotërimin të hapësirës ajrore ukrainase./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë