Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, i është përgjigjur akuzave të zyrtarëve të lartë të shtetit amerikan, të cilët ishin shprehur të shqetësuar me Qendrën Humanitare Serbo-ARuse në Nish të Serbisë, duke thënë se ajo shërben edhe si qendër spiunazhi dhe kështu rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, raporton Euroneës, transmeton Gazeta Metro.
“Ato akuza janë të pabaza, absurde dhe i ngjajnë më shumë traditës së Luftës së Ftohtë”, tha Zakharova, pasi zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Bryan Hoyt Yee, kishte thënë se SHBA është e shqetësuar për atë qendër.
Rusia kishte mohuar akuzat se ndërtesa në fjalë ka të bëjë me ushtrinë ruse.
Qendra Humanitare e Serbisë dhe Rusisë ishte instaluar nën një marrëveshje mes dy qeverive të nënshkruar në Nish më 25 prill 2012 nga homologët Vladimir Puchkov dhe Ivica Dacic. Marrëveshja parashihte që qendra të përdorej për të ndihmuar në raste të katastrofave apo situatave të tjera emergjente. /gazetametro.net