Loading…

‘Rusia do përballet me pasoja’: Gjermania mbyll konsullatën ruse pas sulmit ndaj aeroportit të Leipzigut

  • 02/09/2026 | 11:40

‘Rusia do përballet me pasoja’: Gjermania mbyll konsullatën ruse pas sulmit ndaj aeroportit të Leipzigut

Gjermania ka ndërmarrë masa ndaj Rusisë pas tentativës së sulmit me dron ndaj aeroportit të Leipzigut, duke mbyllur një konsullatë ruse dhe një qendër kulturore ruse në Berlin, transmeton Gazeta Metro.


Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e ka cilësuar incidentin si një përshkallëzim të situatës dhe sulm hibrid, duke paralajmëruar Moskën se duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj.

“Rusia duhet të jetojë me pasojat”, është mesazhi i fortë i përcjellë nga shefi i diplomacisë gjermane, pas asaj që Berlini e konsideron një veprim të rëndë ndaj infrastrukturës së saj.

Në të njëjtën kohë, edhe Franca ka reaguar ndaj incidentit, duke thirrur një përfaqësues të ambasadës ruse në Paris për të dhënë shpjegime lidhur me tentativën e sulmit me dron.

Moska, ndërkaq, i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të fabrikuara dhe të pavërteta.

Përplasja diplomatike është përshkallëzuar më tej pasi Gjermania është kërcënuar me sulme të drejtpërdrejta në shenjë hakmarrjeje, ndërsa autoritetet ruse pretendojnë se Berlini po përhap gënjeshtra ndaj Moskës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë