Njësite parashutiste të ushtrisë ruse kanë zbritur me gjithë automjete të blinduara të enjten. Interneti është ndalur në shumicën e vendit. Sipas njoftimeve 12 policë dhe pjesëtarë të gardës janë vrarë në përleshje ndërsa mbi 1 mijë njerëz janë plagosur gjatë demonstratave, transmeton Gazeta Metro.
12 pjesëtarë të forcave të rendit dhe ligjit janë vrarë në përleshjet me protestuesit në Almaty, qytetin më të madh në Kazakistan sipas raportit të televizionit shtetëror të enjten, ku u shtua se një kufomë u gjet me kokën e prerë.
Më herët gjatë ditës policia e Kazakistanit kishte deklaruar se “kanë eliminuar” dhjetëra demonstrues vetëm në Almaty kur shpërthyen trazirat nga rritja e çmimeve të derivateve që eskaluan në protestën më të madhe që nga pavarësia më 1991.
Protesters now storming the main government building in Kazakhstan’s largest city Almaty. pic.twitter.com/lemKcpILL8
— Patrick Reevell (@Reevellp) January 5, 2022
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev ka apeluar tek shtetet nënshkruese të traktatit të Organizatës së Sigurisë Kolektive (CSTO), aleancë ushtarake mes Rusisë, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgizstanit dhe Taxhikistanit, për të ndihmuar në eliminimin e “bandave të huaja terroriste” që kanë shkaktuar protestat.
Kazakhstan protestors are trying to seize the presidential complex in Almaty
Guess government’s resignation really didn’t work
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) January 5, 2022
Të enjten në mëngjes trupat hynë në sheshin kryesor të Almaty ku qindra njerëz ende po protestonin kundra qeverisë në ditën e tretë rresht ka raportuar korrespodenti i agjencisë së lajmeve Reuters nga vendi i ngjarjes. Të shtëna u dëgjuan derisa trupat po ju afroheshin turmës sipas Reuters por situata është qetësuar që nga ajo kohë. Xhirime në media sociale të pa verifikuara tregojnë trupa që patrullojnë dhe shtinin gjatë natës, si dhe vjedhje masive në qytet.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS që ka cituar ministrinë e shëndetësisë së Kazakistanit më shumë se 1 mijë njerëz janë plagosur gjatë protestave, dhe më shumë se 400 prej tyre janë të shtrirë në spitale.
Trazirat nisën si protesta ndaj shtrenjtimit të gazit të lëngshëm që shfrytëzohet nga të varfrit për veturat e tyre, por që eskaluan në demonstrata anti qeveritare të regjimit mbi 30 vjeçar të ish presidentit Nursultan Nazarbayev.
[ KAZHAKSTAN ]
Des manifestants à Taldykorgan arrachent une statue du premier président du Kazakhstan, Nursultan Nazarbayev. Il y a quelques minutes Nazarbayev a été démis de ses fonctions de chef du Conseil de sécurité. https://t.co/tq64QDHCKy pic.twitter.com/SyZmrWoTKj
— (Little) Think Tank (@L_ThinkTank) January 5, 2022
Nazarbayev tani 81 vjeç ishte dorëhequr në vitin 2019’të por mbetet fuqia kryesore politike dhe familja e tij besohet se kontrollon shumicën e ekonomisë, më e madhja në Azinë Qendrore. Ai nuk është parë dhe nuk ka deklaruar asgjë që prej se nisi protesta./gazetametro.net