Loading…

Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi

  • 26/01/2022 | 18:06

Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi

Rusia publikoi sot pamjet e luftanijeve të saj gjigande që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.


Moska tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore.

Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.

Një video e publikuar nga ushtria tregonte disa nga anijet më të reja luftarake që merrnin pjesë, siç është frigata Admiral Essen, e cila është bashkuar me flotën në 2016, apo korveta Ingushetia, që nisi lundrimet në vitin 2019, raporton TCH.

Manovrat në anën evropiane po zhvillohen në një kohë me ato të flotës veriore në detin Barents.

NATO gjithashtu ka nisur manovrat e saj të quajtura Neptune Strike 2022, që nisën të hënën në Mesdhe, mes të cilave merrte pjesë aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman dhe grupi shoqërues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë