Pas betejës së ashpër disajavore për fabrikën e çelikut në Azovstal, duket se më në fund ushtria ruse ka marrë kontrollin e plotë mbi këtë pjesë të Mariupol, përcjell Gazeta Metro.
Rusët raportuan se grupi i fundit i luftëtarëve në Azovstal, që sipas tyre përbëhet nga një grup i 531 njerëzve, janë dorëzuar më në fund dhe janë kapur nga ushtria ruse.
“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.
Ministria tha se që nga 16 maji, 2,439 “neo-nazistë nga Azov dhe trupat ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut “ulën armët dhe u dorëzuan”, transmeton BBC.
“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot”, thuhet më tej në raportimin e tyre.
Ukrainasit qëndruan heroikisht për javë të tëra jo vetëm në Azovstal por në të gjithë qytetin e Mariupolit, mirëpo trysnia e madhe e sulmeve ruse mbi këtë qytet e bëri të veten dhe në fund, për fat të keq të mbrojtësve ukrainas, Rusia e ka nën kontroll qytetin-port të Mariupol./gazetametro.net