Loading…

Rusët shikojnë të tmerruar – Ukraina bombardon Shën Petersburgun, i prish festën Putinit

  • 03/06/2026 | 17:34

Rusët shikojnë të tmerruar – Ukraina bombardon Shën Petersburgun, i prish festën Putinit

Forcat ajrore ukrainase kanë goditur me drone portin ushtarak të Shën Petersburgut në Rusi mëngjesin e të mërkurës duke fundosur luftanije dhe ndaluar punën terminalit të naftës, transmeton Gazeta Metro.


Dronet ukrainase me sukses goditën bazën detare Kronstadt duke goditur dhe dëmtuar rëndë luftanijen ruse ‘Boikiy’ të klasit Steregushchy e cila ishte e ankrouar. Boikiy ishte një prej luftanijeve më efektive e flotës ushtarake ruse të Baltikut.

Sipas raporteve tre drone ukrainase depërtuan dhe shmangën mbrojtjen kundërajrore ruse duke goditur edhe terminalet e magazinimit të derivateve të naftës në qytetin në veriperëndim të Rusisë. Në Shën Petersburg ishte paralajmëruar se të mërkurën do të niste forumi ekonomik ku pjesëmarrës do të ishte edhe despoti rus Vladimir Putin.


Shën Petersburg është rreth 1100 kilometra larg kufirit me ukrainën dhe ky kapacitet luftarak ukrainas për të sulmuar dhe goditur infrastrukturën ruse  thellë ka shqetësuar Kremlinin që ka ngelur dhe nuk ka përparuar në front. Ka pësuar humbje drastike si në kapacitetet njerëzore dhe pajisje luftarake. Vetëm në pranverë forcat ukrainase kanë përparuar dhe çliruar mbi 500 kilometra katrorë territor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë