Loading…

Rusët shënjestruan një jetimore e një çerdhe sot, vranë fëmijë

  • 25/02/2022 | 14:34

Rusët shënjestruan një jetimore e një çerdhe sot, vranë fëmijë

Sipas deklaratës së kryediplomatit ukrainas Dmytro Kuleba dhe fotografive që kanë dalë sot të një objekti që ishte cak i forcave ruse mësohet se ishte një çerdhe fëmijësh, transmeton Gazeta Metro.


Në fotografinë e pa redaktuar shihen së paku dy  kufoma të shtrira para objektit sipas zyrtarëve ukrainas.

Ministri i punëve të jashtme të Ukrainë, Dmytro Kuleba, ka shkruar sot në Twitter se sulmet e Rusisë ndaj një çerdhe dhe një jetimore janë krime lufte dhee shkelje të Statutit të Romës. Së bashku me prokurorinë ukrainase ai tha se po mbledhin fakte të cilat menjëherë do të dërgojnë në Hagë.

Kuleba tha se Rusia nuk do të mund t’i ikë përgjegjësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë