Pas disa shpërthimeve që kanë dridhur bazën ushtarake ruse në Saki në gadishullin e pushtuar, që është më shumë 200 kilometra nga linja e parë e frontit, transmeton Gazeta Metro.
Një numër i madh pushuesish rus në Krime kanë vendosur të largohetn me të madhe nga Krimeja.
Disa media ukrainase kanë nisur të tallin rusët duke publikuar pamje të kolonave të gjata në urën e Krimesë me komentin “s’ka më fotografi në bikine për juve”.
No more beach 2022 bikini pics. #Russians are hastily leaving #Crimea via the Crimean bridge. “There’s a huge traffic jam here,” says the author of the video. #UkraineRussianWar pic.twitter.com/Xs5RpMc0g3
— KyivPost (@KyivPost) August 9, 2022
Ukraina e ka pranuar sot se ishin ata që sulmuan dje bazën ushtarake ruse në Novofedorivka ku pretendojnë se kanë shkatërruar 9 aerpolanë luftarakë dhe eliminuar 60 pilotës dhe shërbyes të tjerë ushtarak dhe civilë rus sipas Antony Heraschenko, këshilltari iministrit të punëve të brendshëm ukrainas.
At least 60 pilots and civilians serving the military airfield were killed and more than 100 injured as a result of the explosion in Novofedorivka, – adviser to the head of the Ministry of Internal Affairs Anton Gerashchenko. pic.twitter.com/rzOYrMPp7C
— ТРУХАEnglish (@TpyxaNews) August 10, 2022
Ministria ruse e mbrojtjes kishte dalë të mërkurën me njoftim se kishtgge shpërthim municioni në aeroportin afër Novofedorivka në Krime, por nuk kishte asnjë sulm dhe asnjë aeroplan nuk ishte dëmtuar.
Pamjet e postuara nga vet qytetarët rus tregonin ndryshe ama, siç ishte edhe eksodi i tyre sot nga plazhe.
Mediat ukrainase kanë publikuar fotografi satelitore nga Novofedorivka në Krime, ku pretendohet se janë të disa orë para sulmit dhe shihet municioni i grumbulluar afër aeroplanëve të rreshtuar në pistë.
The airport in Novofedorivka, a picture taken by a satellite yesterday, 4 hours before the explosions.
Missiles and bombs were stored next to the planes. pic.twitter.com/67biAD5BlV
— ТРУХАEnglish (@TpyxaNews) August 10, 2022
Autoritetet ruse kishin dalë me pretendime të tilla mohuese zakonisht, siç kishin bërë për luftanijen flamurtare Moskva, krenarinë e flotës ruse që u fundos në detin e Zi . Kishin gënjyer me ditë të tëra se po lundronte dhe ishte dëmtuar nga një aksident, por ishin videot e marinarëve rus që zbuluan pamje nga dëmi. Moskva ishte fundosur nga dy predha ukrainase që e goditën këtë super anije ruse që mendohej se i rezistonte sulmeve të tilla me lehtësi./gazetametro.net