Loading…

Rusët kanë humbur më shumë ushtarë për 26 ditë në Ukrainë, se Bashkimi Sovjetik për 10 vjet në Afganistan

  • 22/03/2022 | 22:08

Rusët kanë humbur më shumë ushtarë për 26 ditë në Ukrainë, se Bashkimi Sovjetik për 10 vjet në Afganistan

Federata Ruse duket se nuk ka kalkuar saktë para se të fillonte këtë luftë, duke e nënvlerësuar dukshëm fuqinë ushtarake të Ukrainës. Humbjet kanë qenë aq të mëdha, sa që po bëhen krahasime edhe me luftëra të tjera që kanë zgjatur me vite të tëra, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës, humbjet e ushtrisë ruse në Ukrainë në 26 ditët e luftës tejkalojnë humbjet e ushtrisë sovjetike për 10 vitet e luftës në Afganistan.

Ukrainasit pretendojnë se deri më tani, 15.300 ushtarë rusë kanë gjetur vdekjen pas fillimit të luftës, në krahasim me 15.051 ushtarë sovjetikë që u vranë për 10 vjet në Afganistan.

Madje, ukrainasit krahasuan edhe numrin e gjeneralëve të vrarë, që në Afganistan ishin 5 ndërsa në Ukrainë janë 6.

Më mirë punët Rusia nuk i ka as në rrafshin e tankeve, ku deri më tani ka humbur 509 tanke në fushëbetejë, përderisa ushtria sovjetike kishte humbur 385.

Përndryshe, lufta ende po vazhdon, gati një muaj pas fillimit të invazionit, por rusët kanë ngecur në të gjitha frontet dhe pritet luftë edhe më e gjatë dhe e përgjakshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë