Loading…

Rusët: ‘Dora e Perëndimit’ në ngjarjet në Serbi, presion Vucicit për ta njohur Kosovën

  • 22/03/2019 | 10:41

Rusët: ‘Dora e Perëndimit’ në ngjarjet në Serbi, presion Vucicit për ta njohur Kosovën

‘Rusisë i nevojitet një Serbi stabile me kryetar të parashikueshëm, siç është Aleksandar Vucic’, thotë politikologu rus Oleg Bondarenko, i cili është i bindur se Perëndimi ka futur duart e tij në ngjarjet aktuale në Serbi dhe po i bën presion Vucicit për ta njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Protestat kundër kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic në Serbi janë gjithnjë e më intensive, ndërsa në Rusi, me të cilën Serbia ka lidhje tradicionale, politikanët e atjeshëm me shqetësim po e përcjellin situatën në Beograd. Në të vërtetë, Vucic njihet si me qasje miqësore ndaj Rusisë, ndërsa politika e tij ndaj Kremlinit është e parashikueshme. Por, sa gjatë do të mbetet në pushtet dhe çfarë do të ndodhë në rast se shkon? A do të jetë politika bilaterale e hijëzuar dhe a i kërcënohet fundi miqësisë serbo-ruse – janë pyetje të cilat në hyrje të tekstit të saj i vë Deutsche Welle.

‘Dora e Perëndimit’ e përzier në ngjarjet në Serbi

Në rrezik pos atyre politikë, janë edhe interesat ekonomikë, sepse Serbia blenë armë dhe lëndë të para ruse, ndërsa Beogradi është i interesuar për gazsjellësin “Rrjedha turke”, i cili është në ndërtim. Njëri prej këtyre gazsjellësve do të kalojë nëpër Serbinë jugore, afër Kosovës. Oleg Bondarenko nga Fondaconi rus për politikë të avancuar mendon se tërë këto do të vëheshin në rrezik nëse kryetari Vucic do të detyrohej ta linte detyrën.

“Rusisë i duhet Serbia stabile. Rusisë i duhet një kryetar i cili është i parashikueshëm, siç është Aleksandar Vucic”, thekson Bondarenko, i cili supozon se perëndimi i ka futur duart në ngjarjet e fundit në Serbi për ta shtyrë Vucicin për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Edhe shumë të tjerë mendojnë se në ngjarjet në Serbi është e përzier e ashtq. “dorë e Perëndimit”, sidomos pasi që ShBA-të flasin për atë se duhet larguar ndikimi rus në Ballkan. Aleksandar Safonov thotë se Perëndimi me presionin e tij dëshiron që Serbinë maksimalisht ta tërheqë në integrimet euroatlantike.

“Pos tjerash, duhet përgatitur terrenin për pranimin e Serbisë në NATO. serbia përfiton prej kësaj dhe nuk i mbështet sanksionet kundërruse. Për dallim prej kryetarit Vucic, opozita serbe nuk do t’i mbështesë interesat ruse në Ballkan”, thotë Safonov.

‘Protestat aktuale do t’i dobësojnë lidhjet serbo-ruse’

Serbia është i vetmi vend në Evropë i cili hedh pishtë sanksionet poruse, ndërsa Beogradi për Moskën është çelës për politikën evropiane, mendon politikologu Bondarenko.

“Protestat aktuale në masë të madhe do t’i dobësojnë lidhjet serbo-ruse”, ka thënë Bondarenko për DW-në.

Njësoj mendon edhe publicisti moskovit Ivan Preobrazenski.

“Që nga fillimi i mandatit të kryetarit, Moska në Vucicin më nuk ka parë politikan të vërtetë prorus. Përkundër kësaj, kjo nuk e ka penguar kryetarin Putin të ndërtojë lidhje të mira me udhëheqjen e Serbisë”, thotë Preobrazenski.

Madje edhe sikur të nderrohet pushteti në Beograd, thekson ai, në të të riun në koalicion do të gjendeshin mjaft simpatizues të Moskës.

“Humbja e Serbisë do të ishte njësoj si humbja e Ballkanit, sidomos për shkak të refuzimit të sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë”, përfundon Bondarenko./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë