Loading…

Rugova tallet me Vetëvendosjen: Kur kemi ba ne protesta, këta s’kanë qenë të lemë

  • 06/09/2018 | 17:16

Rugova tallet me Vetëvendosjen: Kur kemi ba ne protesta, këta s’kanë qenë të lemë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova kundërshton ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje që bashkë të dyja partitë të organizojnë protesta kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë. Madje sipas Rugovës, VV nuk di të bëjë protesta paqësore.

Ai ka thënë se LDK si parti nuk e sheh si zgjidhje të dalë në rrugë.

‘’Në qoftë se vërtetë vjen Kosova në një situatë të tillë, ka edhe rrugë të tjera të zgjidhjes. Rrugët anti-ligjore ne nuk i preferojmë. Edhe protestat janë të lejueshme, por ju e dini mjaft mirë që ata dinë të eskalojnë në dhunë dhe ne nuk jemi të interesuar të demonstrojmë dhunën nëpër rrugët e Prishtinës apo krejt Kosovës’’, thotë Haki Rugova.

Sidoqoftë, LDK çdo vendim do ta marrë pas mbledhjes së Kryesisë, ku edhe do të vendoset se si të veprohet tutje.

‘Dëgjoni, nuk është vendim personal që mund ta bëj une. Një vendim të tillë e dinë Kryesia bashkë me kryetarin Isa Mustafa, askush tjetër. Ne në parim si parti nuk jemi për protesta dhe nuk kemi qenë asnjëherë. Kur kemi bërë ne si parti protesta në periudha më të rënda, ata s’janë kërkun, as nuk janë kanë të lemë. Edhe tash nuk është te na vlerë e partisë dhe brenda institucioneve provojmë me i zgjidhë probleme’’, thotë Rugova.

Nënkryetari i LDK’së ka komentuar edhe ftesën e deputetes Vjosa Osmani për protesta, për çka thotë se janë vetëm zëra individësh që nuk përfaqësojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike.

‘’Unë e di do ftesa publike që janë bërë nga disa individë brenda partisë sonë, por ata janë zëra të individëve dhe nuk janë qëndrime partiake.’’, thekson Rugova.

Periskopi sot ka kontaktuar edhe nënkryetarin tjetër të LDK’së, Agim Veliun i cili tha dalja në rrugë nuk është mënyra se si të zgjidhen problemet aktuale të Kosovës.

‘’LDK nuk është mbledh me diskutu kurrfarë ftese. Nuk e besoj sepse LDK nuk e ka rrugën për zgjidhje të probemeve, nuk e ka protestën ende. Bile për këtë problem që është për Kosovën, për këto çështje që janë aktuale sot, nuk e besoj që është zgjidhja protesta në rrugë’’, ka thënë Veliu për Periskopin.

Tutje ai ka shtuar se çdo çështje me rëndësi të tillë duhet të diskutohet brenda institucioneve të Kosovës dhe jo në rrugë.

‘’LDK nuk e ka ndjek rrugën e protestave pothuajse asnjëherë në raport me problemet e Kosovës me të cilat duhet me u marr si pozita si opozita. Sepse probemet ne mendojmë që duhet të zgjidhen bredna institucioneve, jo në rrugë. Dhet të bëhet në institucione dhe për ata Kosova edhe i ka institucionet e veta kushtetuse ku secila duhet ta kryejë punën e vetë dhe nuk e besoj që arrihet ndonjë efekt me protestë.’’, mendon nënkryetari i LDK’së.

Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës ka tre ditë që po tenton të votojë rezolutën për ndarjen e Kosovës, por një gjë e tillë është e pamundur për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi nesër pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Një nga temat e diskutimit pritet të jetë edhe korrigjimi i kufijve ndërmjet dy shteteve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë