Loading…

Rugova: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të në fund të shtetformimit

  • 04/03/2019 | 21:54

Rugova: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të në fund të shtetformimit

Deputeti i LDK-së, dhe nipi i Presidentit të parë të Kosoves, Naser Rugova, ka thënë se Kosova me këtë politikë është duke i rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-të, transmeton Gazeta Metro.


Rugova në Zona B tha se është e pabesushme se i kemi prishur marrëdheniët me SHBA’të.

“Fatkeqësisht, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, po të më thoshte dikush që do të vinim në një situatë të tillë ishte e paimagjinueshme dhe kur ia shtojmë atë që i kemi rrezikuar marrëdhëniet tona me SHBA-të. Ky koalicion a ka logjikë shtetformuese dhe përgjegjësi ndaj atyre që ia kanë besuar votën në prag të përmbylljes së etapës së fundit të shtetformimit? Vërtet është e çuditshme”.

Rugova ka thënë se nga Shtëpia e Bardhë po i kërkojnë Kosovës që të hiqet taksa dhe t’i hapet rrugë dialogut.

“Kam përcjellë procese të tilla të ecjes së Kosovës, ka pasur presion nga SHBA-të edhe para lufte edhe pas çlirimit edhe pas Pavarësisë për Kosovën. Por korrespodenca nga Shtëpia e Bardhë po e lusin lidershipin e Kosovës që të gjendet një zgjidhe, që të na bindin për diçka që ne jemi pajtuar se dialogu duhet të vazhdojë. Për ne si LDK dialogu është fundament dhe logjikë e partisë”.

Kërkesat e SHBA i ka quajtur ultimatum dhe ka shtruar pyetje se ka po orientohet Kosova pasi që nuk po e dëgjon Amerikën.

“Me këto vërjetje në diplomaci, mesazhet që na vijnë mes rreshtave janë edhe si ultimatum dhe duhet trajtuar seriozisht se kah po e orientojnë Kosovën në vitin 2019. Një politikan racional duhej të shqetësohet për këtë që po ndodhë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë