Loading…

‘Rugova i ra tavolinës para Gelbardit kur e quajti UÇK’në terroriste’, fotoreporteri: Hera e parë që e pashë nervoz

  • 28/06/2022 | 22:18

‘Rugova i ra tavolinës para Gelbardit kur e quajti UÇK’në terroriste’, fotoreporteri: Hera e parë që e pashë nervoz

Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 një konferencë të mbajtur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe i dërguari amerikan në Ballkan, Robert Gelbard.


Ai thotë se Gelbardi po i bënte pushtet Rugovës që të thoshte se aksionet e UÇK-së ishin aktivitete terroriste.

Bylykbashi thotë se kjo ishte hera e parë që e kishte parë të nervozuar Rugovën. Madje ai thtoë se Rugova i ra tavolinës në kudnërshtim me të dërguarin amerikan.

“Atë ditë është mbajtur një konferencë për shtyp, e Gelbarthit dhe Rugovës. Ai ish ardh mi bo presion Rugovës që të jepte deklaratë se terroristat janë në aksion. Dhe hera e vetme që e kam parë Rugovën të nervozuar, e i kishte rënë tavolinës. Nuk është e vërtetë kjo i tha. Gelbarthi i tha shko shikoj fotot me maska në Kohën Ditore. Rugova tha se nuk e përjashtoj se mund të ketë qenë ndonjë element, por nuk ka terrorizëm këtu.”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë