Loading…

Rrushi fruti ideal për maskë, ua shkëlqen fytyrën

  • 17/09/2021 | 13:44

Rrushi fruti ideal për maskë, ua shkëlqen fytyrën

Shumë pastrues, hidratues, dhe produkte të tjera, janë të përbëra nga ekstrakti i farës së rrushit.


Kokrrat e rrushit posedojnë një gamë të gjerë përfitimesh të mundshme shëndetësore. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C dhe E, antioksidantë të njohur si flavonoide, të cilat punojnë në strukturën e lëkurës dhe zvogëlojnë shenjat e plakjes.

Më poshtë i gjeni disa nga përfitimet e konsumimit të rrushit:

Ka karakteristika antioksiduese

Ekstrakti i farës së rrushit përmban proantocianidina, një antioksidant i fuqishëm me veti shëruese dhe anti-inflamatore. Përmban 20 herë burimin antioksidues të vitaminës E dhe 50 herë fuqinë antioksiduese të vitaminës C.

Mbron nga dëmtimet e diellit

Është vërtetuar se ekstrakti i farës së rrushit mund të kurojë lëkurën tuaj nga dëmtimet e diellit, të cilat mund të sjellin rrudha në variacionet e pigmentit dhe madje edhe kancer të lëkurës.

Antioksidantët që gjenden në ekstraktin e farës së rrushit ndihmojnë lëkurën tuaj të luftojë radikalet e lira.

Përmirëson lëkurën tuaj

Ekstrakti i farës së rrushit rrit qarkullimin e qelizave dhe sintezën e kolagjenit, e cila ndihmon lëkurën tuaj të qëndrojë elastike dhe më e shëndetshme.

Fara e rrushit gjithashtu e bën lëkurën tuaj të lëmuar. Ajo përmirëson lagështinë, butësinë dhe elasticitetin e lëkurës suaj duke shtuar vitaminë C dhe antioksidantë në të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë