Loading…

Rrugët në tërë vendin në gjendje të mirë

  • 17/01/2017 | 15:22

Rrugët në tërë vendin në gjendje të mirë

Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve nacionale dhe rajonale ka mundësuar një qarkullim të lehtësuar në të gjithë vendin.

Ky është njoftimi që ka dhënë para pak çastesh Ministria e Infrastrukturës për gjendjen e rrugëve në Kosovë. Në këtë njoftim thuhet se menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI, së bashku me Policinë e Kosovës po vazhdojnë të punojnë në koordinim të plotë, për zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe të sigurt.

Po ashtu, thuhet se ekipet e MI-së po bashkëpunojnë me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës për të vazhduar pastrimin e rrugëve në zona të thella malore.

“Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore, të respektojnë ligjin, duke respektuar rregullat e parkimit, për të mos shkaktuar parregullsi dhe bllokim të rrugëve, në mënyrë që gjatë mirëmbajtjes së tyre të mos shkaktohet ndonjë pengesë”, thuhet në fund të këtij njoftimi./gazetametro.net

brezovice-rruget-bora

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë