Loading…

Rrugët e Kosovës, të kalueshme

  • 11/01/2017 | 10:52

Rrugët e Kosovës, të kalueshme

Qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdon të zhvillohet me lehtësi.


Sipas kumtesës së Ministrisë së Infrastrukturës, me gjithë reshjet e mbrëmshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim.

Gjatë gjithë kohës, kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në largimin e borës dhe në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e tyre.

Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Për t’iu dalë në ndihmë ekipeve lokale të Komunës së Gjakovës, në hyrje të qytetit dhe në disa pjesë rurale të saj janë angazhuar ekipet e MI-së në heqjen e borës dhe akullit, sikurse edhe në komunat e tjera të vendit.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve në vend, MI këshillon qytetarët të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë