Loading…

Rruga e hashashit shqiptar për në BE

  • 20/11/2016 | 22:45

Rruga e hashashit shqiptar për në BE

Shqipëria tashmë njihet si hambari i hashashit në rajon. Ky lloj droge për të kaluar në tregun e Bashkimit Evropian, shfrytëzon disa rrugë.


Rruga detare vlerësohet si më kryesoret, pa përjashtuar këtu edhe rrugët tokësore.

Mediat serbe raportojnë se policia sllovene është treguar e sukseshme vitin e kaluar duke arritur të kap 875 kilogramë drogë dhe arrestojë 28 anëtarëve të një prej organizatave më të mëdha kriminale.

Në mesin e tyre thuhet se janë tre shtetas të BiH dhe një person nga Serbia, duke ngritur këtu çështjen e të ashtuquajturës rrugë ballkanike e trafikut të drogës, transmeton gazetametro.net.

Në qoftë se do të arrinin këtë drogë ta fusnin në BE, trafikantët do të fitonin rreth 20 milionë euro.

Si udhëkryq i rrugëve ballkanike të trafikut të drogës llogaritet të jetë Bosnja. Por kjo drogë, ajo e llojit kanabis thuhet se atje vjen kryesisht nga Shqipëria. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë