Loading…

‘Rruga e botës së lirë’ në Teatrin ODA

  • 18/01/2017 | 16:42

‘Rruga e botës së lirë’ në Teatrin ODA

Teatri Oda vazhdon me shfaqjet më të fundit për të gjithë adhuruesit e shfaqjeve teatrale


Shfaqja “RRUGA E BOTËS SË LIRË” jepet me datë 23.02.2017 e enjte ora 20:00.

“Rruga e botës së lirë” është shfaqje e zhvilluar bazuar në personazhet që ballafaqohen me situatat liri-dashëse apo liri-mohuese brenda vetvetes. Është një trajtim artistik i qenies së lirë njerëzore në botën e lirë, në Siri, Gjermani, kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, Kosovë apo edhe cilido vend tjetër në botë. Fqinjët fiktivë të rrugës së Botës së lirë kanë të përbashkëta që përputhen në ngjashmëri por edhe ekstreme prej një vendi në një vend tjetër, prej një rrethane në tjetrën dhe prej një mendje në tjetrën.

“Rruga e botës së lirë” ofron një eksperiencë artistike të rrugëtimit nëpër mendjen e njeriut ashtu si është lindur e deri te kohët e situatat tjera jetësore kur fuqia e mendjes ndërton e shemb mure e pengesa të mëdha.

Kjo shfaqje është zhvilluar me kontributin edhe të aktorëve të shfaqjes.
Shfaqja ka shprehje eksplicite dhe nuk është e përshtatshme për moshën nën 16 vjeç. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë