Loading…

Rrotullohet autobusi me serbë në Bullgari, mes të lënduarve rëndë ka edhe fëmijë

  • 14/08/2022 | 22:01

Rrotullohet autobusi me serbë në Bullgari, mes të lënduarve rëndë ka edhe fëmijë

Një autobus nga Serbia është përmbysur në autostradën e Trakës në Bullgari, duke lënduar tetë fëmijë dhe katër të rritur, disa prej tyre rëndë, raporton Euronews Bulgaria.


Autobusi përfundoi në një kanal, shkruan media serbe N1.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie. Të gjithë pasagjerët janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona.

Ata po ktheheshin nga Sunny Beach, pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar, sipas mediave bullgare.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Stara Zagorës. Ndërkaq, RTS raporton se të lënduarit po transportohen në spitalin e Stara Zagorës dhe se dy persona kanë marrë lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është fëmijë.

Gjithashtu televizioni publik bullgar bën të ditur se ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por edhe se në autostradën për në Sofje është krijuar një bllokadë dhe kolona të gjata, si dhe është krijuar një korridor për mjetet e emergjencës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë