Loading…

Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët

  • 28/11/2016 | 09:43

Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët

Shqipëria dhe shqiptarët sot festojnë 104 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më rastin e kësaj feste Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar dhe ka shprehur mirënjohje përjetë  të gjithë etërve të shtetit shqiptar, duke përmendur Ismail Qemailin.

Më tej në publikimin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shprehur uratë për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.

Shqipëria u shpallë e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër./ gazetametro.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë