Loading…

Rrjetet sociale bashkë kundër terrorizmit

  • 06/12/2016 | 13:07

Rrjetet sociale bashkë kundër terrorizmit

Kompanitë teknologjike kanë vendosur të ndërmarrin një akcion të përbashkët kundër propagandës terroriste në Internet.

Kështu Facebook, Microsoft, Twitter dhe Youtube i bashkojnë forcat në mënyrë që nga fillimi i vitit 2017, më shpejtë të identifikojnë propagandën e tillë dhe të parandalojnë përhapjen e saj në rrjetë.

Qëllimi i programit të ri të përbashkët është krijimi i bazës së të dhënave mbi “shenjat e gishtërinjve” digjitale, gjegjësisht mbi komponentët karakteristikë, në mënyrë që automatikisht të identifikohen video-xhirimet ose fotografitë të cilat pastaj këto kompani mund t`i largojnë, transmeton gazetametro.net.

Në kornizën e partneritetit të ri, kompanitë kanë premtuar se do të shkëmbejnë nëmes vehte komponentët karakteristikë “të fotografive dhe video-xhirimeve më ekstremiste dhe më të tmerrshme” të cilat i largojnë nga serverët e vet, gjegjësisht përmbajtjen e cila do të ishte në kundërshtim me politikën e tyre.

Pritet që akcioni i ri i kompanive teknologjike të jetë në praksë në fillim të vitit 2017, në mënyrë që të zbutet brenga e qeverisë për shkak të përmbajtjes në rrjetet sociale për të cilën konsiderohet se nxit rekrutimin dhe radikalizimin e terroristëve, dhe njëkohësisht balansimi i çështjes së lirisë së shprehjes, thekson agjencioni amerikan./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë