Loading…

Rrjet i sofistikuar kontrabande: Zbulohet tuneli nëntokësor që përdorej për dërgimin e drogës nga Meksika në SHBA

  • 02/06/2026 | 21:13

Rrjet i sofistikuar kontrabande: Zbulohet tuneli nëntokësor që përdorej për dërgimin e drogës nga Meksika në SHBA

Autoritetet amerikane kanë identifikuar një strukturë nëntokësore të stofistikuar, e cila dyshohet se është përdorur për kalimin e sasive të mëdha të substancave narkotike nga territori meksikan drejt Shteteve të Bashkuara, transmeton Gazeta Metro.


Sipas zyrtarëve të sigurisë, korridori ishte ndërtuar poshtë vijës kufitare dhe kishte dalje të kamufluar brenda një objekti komercial në anën amerikane, duke i mundësuar grupeve kriminale të shmangnin kontrollet dhe të transportonin ngarkesa ilegale pa u zbuluar.

Hetimet tregojnë se infrastruktura ishte e pajisur me ndriçim, sistem ventilimi dhe elementë teknikë që lehtësonin lëvizjen e personave dhe transportin e materialeve të ndaluara, duke dëshmuar një nivel të lartë organizimi dhe investimi, raporton FoxNews.

Operacioni për zbulimin e saj u zhvillua nga agjentë të Patrullës Kufitare dhe hetues federalë, të cilët po monitoronin aktivitetet e rrjeteve të trafikut në zonën kufitare SHBA-Meksikë.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë një strukturë të gjerë dhe të ndërtuar me kujdes, ku hyrja në territorin amerikan ishte maskuar në mënyrë profesionale brenda një ambienti tregtar.

Autoritetet kanë nisur hetime të mëtejshme për të identifikuar personat dhe grupet e përfshira në ndërtimin dhe përdorimin e këtij korridori, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arrestime të mundshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë