Fotografi të iPhone 8 janë publikuar nëpër rrjetet sociale, dhe nëse ato janë të vërteta, konfirmojnë disa veçori për të cilat analistët kanë folur, për xham të lakuar në ekran dhe prapa.
iPhone 8 Dummy (This is CNC model according to Foxconn)
Back is 2.5D Glass.#iPhone8 #iPhoneX #iPhoneEdition pic.twitter.com/Z8mH7b7z4r— Benjamin Geskin (@VenyaGeskin1) April 23, 2017
Fotot e zbuluara në Twitter nga Benjamin Geskin, i cili pretendon të ketë një burim te furnizuesi i Apple, Foxconn, thotë se një ndryshim i madh në dizajn po vjen, përcjellë gazetametro.net. Vlen të theksohet, se megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë për ta ditur nëse këto imazhe janë të vërteta.
Ato tregojnë një pajisje që duket si iPhone me një ekran pa buton në fund.
Në foto shihet se kamera përbëhet nga një sistem i dyfishtë, në formë vertikale, për dallim nga iPhone 7 plus, i cili ka gjithashtu kamerë të dyfishtë, por të shtrirë në formë horizontale. /gazetametro.net