Loading…

Rritje e jashtëzakonshme e euros

  • 24/04/2017 | 14:15

Rritje e jashtëzakonshme e euros

Aksionet në bursat evropiane  dhe euro janë rritur sot në mëngjes, sepse investitorët e kanë përshëndetur suksesin e kandidatit të pavarur centrist Emmanuel Macron.


Ai ka fituar me më së shumti vota në rrethin e parë të zgjedhjeve për president të Francës, përcjell gazetametro.net.

Indeksi i aksioneve të Parisit KAK 40 menjëherë pas hapjes së bursës ka kërcyer për 4.1 për qind gjegjësisht në 5.267,88 poenë, ai i Frankfutit DAX 30 për 2.0 për qind në 12.296,56 poenë, ndërsa FTSE 100 londinez në 1.4 për qind në 7.211,78 poenë, transmeton agjencia France Presse.

Në kohë të njëjtë, indeksi i IBEX  i Madridit është forcuar për 3.5 për qind në 10.734,4 poenë në raport me vlerën të cilën e ka pas kur u mbyll bursa të premten mbrëma.

“Aksionet po rriten në tandem me euron më të fuqishme, i cili po shënon kërcimin ditor për gati një vit, pasi që po tregtohet afër nivelit në të cilin ishte në nëntor të vitit të kaluar”, ka deklaruar analisti i kompanisë “ETX capital” Neil Wilson.

Në tregtinë evropiane, euro është rritur për 1.02 për qind në 1.0835 dollarë, derisa është forcuar në raport me jenin nga 117.07 në 119.46 jen.

Investitorët në gjithë botën frikoheshin nga vala e populizimit, i cili, siç pretendon AFP, e solli Donald Trump’in në Shtëpi të Bardhë dhe ndikoi që Britania e Madhe të iniciojë procedurën për dalje nga BE, do të ndihmojë udhëheqësen e Frontit Nacional djathtist francez Marine Le Pen të fitojë, gjë që do të kishte sjell në pikëpyetje ardhmërinë e eurozonës, vlerëson agjencia franceze.

Mirëpo, rritja e optimizmit solli deri te rrëzimi i vlerës së jenit, i cili zakonisht konsiderohet strehë e sigurt në kohërat e pasigurta.

Indeksi i Tokios Nikei është rritur për 1.3 për qind, ai i Sindeit për 0.3 për qind, i Seulit për 0.4 për qind dhe i Hong Kongut për 0.4 për qind, pretendon AFP./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë