Loading…

Rritja ekonomike pritet të ulet më 2017

  • 04/01/2017 | 19:32

Rritja ekonomike pritet të ulet më 2017

Ekonomia e Kosovës ishte rritur për 3.966 përqind gjatë vitit 2015, shifër kjo që tejkalonte të gjitha vendet e rajonit.


Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2016 ishte 4.050 përqind. Gjatë vitit që lamë pas, vetëm Mali i Zi ka treguar performansë më të mirë ekonomike se Kosova.

Ndërkohë, në vitin që sapo kemi hyrë, sipas FMN’së, Kosova do të rritet ekonomikisht 3.34 përqind, që është ndër rritjet e parashikuara më të vogla në rajon. Nga këto të dhëna, FMN’ja parashikon që rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2017 do të jetë më e ulët se në dy vitet paraprake.

Këto të dhëna i ka shpërndarë në rrjetin social Facebook edhe Sokol Havolli, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës. /gazetametro.net

untitled

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë