Loading…

Rritja ekonomike 5 përqind, shqetësim korrupsioni

  • 11/02/2017 | 10:47

Rritja ekonomike 5 përqind, shqetësim korrupsioni

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa beson se rritja ekonomike në vend në vitin 2017 do të jetë së paku 5%.


Këtë bindje, ai e ka shprehur në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”, ku po prezantohen planet e Qeverisë për zhvillimin e sektorit privat.

Në këtë konferencë të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shefi i Qeverisë ka thënë se Kosova qëndron më mirë se vendet e tjera krahasuar me hapjen e bizneseve të reja.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas tij janë hapur 10.549 biznese, shumica e të cilave në projekte të bujqësisë dhe teknologjisë informative.

Ai nuk e ka lënë pa e përmendur as shuarjen e bizneseve gjatë të njëjtës periudhë kohore. Ndonëse ky numër ka dal të jetë 2379, sipas kryeministrit, nëse shprehet në përqindje, është dukshëm më i vogël se i vendeve në rajon e më gjerë.

Si telash, kryeministri ka përmendur korrupsionin, prandaj ka apeluar që kushdo që ka njohuri për këtë fenomen ta denoncoj atë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]et
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë