Loading…

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon deputetja Bajrami: Qeveria Kurti ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar

  • 23/03/2023 | 18:32

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon deputetja Bajrami: Qeveria Kurti ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së) ka reaguar ndaj vendimit të ZRrE’së për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%, shkruan Gazeta Metro.


Bajrami në Facebook ka shkruar se brenda një viti ngritët dy herë çmimi i energjisë elektrike.

Ajo kujtojë qëndrimet e Kurtit para së të behej kryeministër, “Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”.  Ku jemi sot?”, ka shkuar ajo.

Postimi i plotë:

Pikërisht sot, kur në Kuvendin e Kosovës po flitet për “asociacionin plus” të Albin Kurtit, ZRRE paska marrë vendim që çmimi i energjisë të rritet sërish.

Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”.  Ku jemi sot?

Brenda një viti dy herë ngritet çmimi i energjisë elektrike.

E kur flasim për energjinë na kujtohet edhe një premtim tjetër i z.Kurti, që kur ai të vije në qeveri, ”serbët do të paguajnë për energjinë e shpenzuar”. Ku jemi sot?

Qeveria Kurti i ka paguar 35 milionë euro në 2021 dhe 63 milionë euro për vitin 2022, për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, mjete këto të ndara nga buxheti – tatimet e taksat tona.

Për këto dy vite qeverisje, qeveria Kurti ka bërë saktë të kundërten e asaj që kanë premtu.

Dështim në çdo sektor!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë