Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar për çmimin tavan në kuadër të derivateve, shkruan Gazeta Metro.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1,58euro, derisa gjatë ditës së djeshme ishte 1,57 euro, gjë që sot është shtrenjtuar pra për 1 cent.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,34 euro.
Kurse në çmimin e produktit gaz nuk ka pasur ndryshim vazhdon të jetë 0,75 cent.
Këto çmime janë të përcaktuara nga ora 10:00 sot deri nesër në të njëjtën kohë. /gazetametro.net