Loading…

Rritet numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë

  • 03/11/2016 | 19:46

Rritet numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë

Gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 1000 qytetarë kosovarë me kancer. Kryesisht këtë numër e përbëjnë gratë e prekura me kancer gjiri, dhe të prekurit nga kanceri i mushkërive.

Në Institutin e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në tetor janë diagnostifikuar afër 1000 persona me kancer. Kjo shifër është më e madhja deri tani e regjistruar më parë, përgjatë vieteve. Vitin e kaluar QKUK-ja bëri të ditur se numri i prekurëve nga kjo sëmundje ishte diku rreth 800 pacientë.

Ekrem Hyseni për Gazetën Express u shpreh: “Në përgjithësi rastet janë në vartësi të patologjisë dhe prijnë rastet me kancer të gjirit tek gratë dhe kanceri i traktit gastrointestinal dhe i mushkërive vijnë në rend të dytë dhe tretë”.

Ai thotë se deri në muajin tetor të këtij viti 217 raste të kancerit të gjirit tek femrat janë diagnostikuar në Kosovë. Drejtori i Institutit të Onkologjisë në QKUK, bënë të ditur se deri në fund të vitit numri i atyre që mund të diagnostikohen me kancer mund të arrijë deri në 1200 persona, që i bie 300 persona më shumë se sa në vitin 2015.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë