Loading…

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, IKShPK: 112 të regjistruara deri sot

  • 10/08/2026 | 17:32

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, IKShPK: 112 të regjistruara deri sot

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit janë evidentuar 13 raste të tjera me fruth, duke e çuar bilancin në 112 raste në nivel vendi, transmeton Gazeta Metro.


Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme brenda një muaji. Më 10 korrik ishin evidentuar 62 raste, ndërsa një muaj më vonë janë shtuar edhe 50 raste të reja.

Prishtina dhe Fushë-Kosova janë komunat më të prekura, me 37, respektivisht 29 raste. Përballë kësaj situate, ekipet shëndetësore kanë shtuar vaksinimin dhe gjatë javës së fundit kanë imunizuar 147 fëmijë që nuk i kishin marrë vaksinat sipas afatit.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK bën thirrje për angazhim të përbashkët të institucioneve përgjegjëse, profesionistëve shëndetësorë, prindërve dhe gjithë komunitetit për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftim.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të temperaturës së lartë, skuqjeve në trup, kollës, rrjedhjes së hundëve apo problemeve me sy, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. Sipas IKShPK-së, vaksinimi MMR mbetet mënyra kryesore për mbrojtjen nga fruthi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë