Pas reshjeve të dy ditëve të fundit, edhe në Komunën e Drenasit është rritur niveli i lumit “Drenica”, më ç`rast janë vështirësuar vendkalimet, tek ura në fshatin Nekoc, Kizhnarek dhe Shtrubullovë.
Po ashtu, është veshtirësu përcjellja e ujit nga të reshurat në rrjetin atmosferik në qendër të qytetit dhe në disa lagje, ku niveli është më i ulët, ku gypat e kanalizimit janë bllokuar edhe nga vet qytetarët të cilet kanë hudhur mbeturina.
Njësitet e emergjencave kanë qenë të mobilizuara gjatë 24 orëve të fundit, me ç’rast kanë bërë dhjetra intervenime, kryesisht në objekte banimi dhe biznese.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka angazhuar kompani shtesë për intervenime në rastet ku është e nevojshme dhe kanë qënë në koordinim të vazhdueshëm më Stacionin Policorë në Drenas.
Komuna e Drenasit apelon të gjithë qytetarët që ne ato zona ku niveli i ujit është më i lartë, mundësisht të bejnë shoqërimin e fëmijeve të tyre për në shkollë dhe te reduktohen levizjet e panevojshme.