Loading…

Rritet indeksi i çmimeve të importit për 1%

  • 09/12/2016 | 15:09

Rritet indeksi i çmimeve të importit për 1%

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 % në tremujorin e tretë për vitin 2016, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti 2016.

Këto janë të dhënat që ka ofruar Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku thotë se ngritja më e madhe e çmimeve sipas sektorëve ishte te: metalet bazë dhe artikujt prej (3.8%); produktet bimore (3.0 %); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.2 %); lëkura dhe artikujt e saj (1.2%); produktet minerale (1.1%); mjetet e transportit (1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.0%); tekstili dhe artikujt e tij (0.9%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.4%); produktet e industrive kimike (0.2%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (0.2%).

Sipas Agjencisë, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve të: plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-0.8%); druri dhe artikujt e tij (-0.7 %); vajrat ushqyese (-0.7%); letrat dhe artikujt e saj (-0.6%) dhe këpucët (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016 me tremujorin e tretë të vitit 2015, ASK thotë se çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-2.8%).

“Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-15.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-5.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.9%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-3.4%); letrat dhe artikujt e saj (-2.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-2.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-0.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (7.9%); lëkura dhe artikujt e saj (2.7%); vajrat ushqyese (2.3%); druri dhe artikujt e drurit (2.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); produktet e industrive kimike (1.0%); mjetet e transportit (1.0%); këpucët (0.5%) dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3%)./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë