Loading…

Rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë

  • 03/09/2026 | 10:12

Rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.


Çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.72 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.57 euro për litër. Të dyja shënojnë rritje prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.63 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë pjesë e masës së përkohshme të MINTI-t për rregullimin e tregut të derivateve dhe mbrojtjen e konsumatorëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë