Loading…

Rriten çmimet e kafesë, ujit dhe produkteve tjera në lokale të Kosovës

  • 25/05/2021 | 21:04

Rriten çmimet e kafesë, ujit dhe produkteve tjera në lokale të Kosovës

Shpesh herë jemi mësuar që në kryeqytet çmimet të jenë më të larta në lokalet e gastronomisë, sesa në qytetet e tjera.


Por siç duket periudha e pandemisë anipse ishte krizë ekonomike për të gjithë e ngjashëm vazhdon të jetë ende, drejtuesit e lokaleve kanë vendosur që qytetarëve t’u shërbejnë produktet me çmime më të larta.

Ngjashëm është duke u vepruar në thuajse secilin qytet të Kosovës. Nëse më herët një kafe e llojit (makiato) në të shumtën e qyteteve kemi mundur ta pimë me 50 cent, të njëjtën tani duhet paguar 1 euro. Përpos kësaj, nëse më parë një pije e gazuar ka kushtuar 1 euro, tani duhet paguar 1 euro e 20 cent, diku edhe 1 euro e 30.

Çmimet janë rritur edhe në shishet me ujë, të cilët kërkohen nga qytetarët shpesh herë në lokale. Një shishe e vogël uji tani në të shumtën e lokaleve kushton 1 euro, e që më parë më e shtrenjta ka mundur të jetë 50 cent.

Lidhur me gjithë këto ndryshime të cilat po prekin xhepin e qytetarëve, lajmi.net ka kontaktuar Autoriteti Kosovar të Konkurrencës.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net u theksua se nga monitorimet rutinore që janë bërë edhe në kafene është vërejtur se ekziston një llojllojshmëri e çmimeve për produkte të ndryshme.

“Që nënkupton se konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin operatorin se ku dëshirojnë t’i marrin shërbimet për produktet në fjalë”.

Poashtu u theksua se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në vazhdimësi mbledh informacione nga terreni dhe një ndër aspektet e rëndësishme të punës së AKK-së lidhet me parandalimin e çdo marrëveshje të jashtëligjshme mes operatorëve të tregut lidhur me përcaktimin e çmimeve të produkteve të ndryshme.

Por pavarësisht ngritjes së çmimeve për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës vazhdon të jetë një çështje e lirë për operatorët e tregut, pavarësisht se dëmton financat e qytetarëve në këtë rast.

“Duke iu referuar pyetjes suaj, ne ju sqarojmë se operatorët e tregut janë të lirë të vendosin për çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë, me kushtin që ata nuk shkelin Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Kjo nënkupton që, siç e thamë edhe më lart, operatorët nuk kanë të drejtë të bashkërendojnë veprimet e tyre në kontekst të përcaktimit të çmimeve”, thuhet tutje në përgjigjen e AKK-së.

Duhet përkujtuar që përballja me virusin COVID-19 përpos që mori jetën e shumë qytetarëve, e shumë të tjerë vazhdojnë të trajtohen si pasojë e këtij virusi dëme të mëdha u shkaktuan edhe në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Financat e shumë prej qytetarëve janë dëmtuar, ndërsa mbi 100 mijë qytetarë humbën vendet e punës.

Pavarësisht ngritjes së çmimeve në produktet e pijes, por edhe të ushqimit përfaqësuesit e Gastronomëve të Kosovës vazhdojnë të bëjnë kërkesa në drejtim të Qeverisë së Kosovës që të lirohen masat antiCOVID.

Madje të njëjtit sot pritet të protestojnë në sheshet e Prishtinës me moton “Me një vaksinë nuk çel vera”, derisa insistojnë në hapjen edhe të klubeve të natës pavarësisht rrezikut nga përhapja edhe më e madhe e këtij virusi derisa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë në përqindje të madhe të vaksinuar.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë