Loading…

‘Rrini gati’: Klinaku thotë se veteranët kërkojnë protesta nëse nuk përfshihën në projektligjin për pagën minimale

  • 13/05/2022 | 22:12

‘Rrini gati’: Klinaku thotë se veteranët kërkojnë protesta nëse nuk përfshihën në projektligjin për pagën minimale

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK’së Faton Klianku, me një postim në rrjetin social ka shkruar se bashkëluftarët e tij po i kërkojnë protesta, ndërsa ky u ka thënë që të rrini gati në çdo moment, nëse anashkalohën kjo kategori sociale në projektligjin për pagën minimale, shkruan Gazeta Metro.


Ai shkroi se shumë veteran të luftës kanë kontaktuar me të dhe i kanë kërkuar protesta.

“Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë”, shkroi ai.

Më tutje Klinaku shkroi se nëse një projektligj i tillë kalon qoft vetëm në leximin e parë, ata do të dalin dhe do t’i bllokojnë që mos ta bëjnë këtë edhe në leximin e dytë.

“Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”, tha Klinaku.

Nënkryetari i kësaj organizate më tutje shkroi se janë duke bërë kordinime me faktorë dhe institucione relevante që të parandalojnë këtë “shkelje”.

“Për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë”, shkroi Klinaku./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë