Loading…

Rrihet brutalisht Arbana Xharra (Foto)

  • 13/05/2017 | 02:47

Rrihet brutalisht Arbana Xharra (Foto)

Policia e Kosovës ka konfirmuar rrahjen brutale të anëtares së re të PDK-së Arbana Xharra.


Në orët e para të së shtunës, Xharra është rrahur para banesës së saj në Prishtinë dhe tani është në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate dhe në spital është sjellë nga bashkëpartiakë të saj.

Xharra për momentin është duke u trajtuar në Qëndrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Xharra pas intervenimit dhe trajtimit mjekësor, është liruar për në shtëpi rreth orës 02:40, pasi gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Ajo edhe më parë ka qenë cak i sulmeve. Para disa muajve ajo kishte gjetur mbishkrime para banesës së saj me ngjyrë të kuqe.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal.

Ndërsa se fundi Xharra ishte ishte cak verbal i militantëve të partisë Vetëvendosje pas aderimint e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Xharra pritet që gjatë ditës së shtunë të deklarohet për incidentin që ndodhi në një parking pas kthimit të saj nga Tirana.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë