Loading…

Rrëzohet Qeveria, zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor

  • 10/05/2017 | 14:43

Rrëzohet Qeveria, zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash, 74 pro, 34 kundër dhe 3 abstenime kanë votuar pro mocionit të mosbesimit për qeverinë e Kosovës, duke e rrëzuar qeverinë Mustafa.


Në bazë të ligjeve në fuqi në vend, Kosova do të duhet të shkojë në zgjedhje me datë 11 qershor. Ekziston mundësia e datës 18, por kjo datë duket se do të shmanget edhe për faktin se në të njejtën ditë do të ketë zgjedhje parlamentare edhe në Shqipëri.

Fushata zgjedhore zyrtare nuk do të jetë më e gjatë se 14 ditë, e me shumë gjasë ajo do të jetë vetëm 10 ditë, bëjnë të ditur për Gazetën Metro, burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ duke e parë se vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme, e ka hapur tenderin për këtë qysh më herët, dhe pritet të jetë e gatshme për datën 11 qershor.

Partia Demokratike e Kosovës, vazhdimisht ka insistuar që të shkohej në zgjedhje gjatë muajit qershor. Data e saj e preferuar ishte 4 qershori, por këtë nuk ja lejoi LDK, e cila insistonte që koalicioni të vazhdohej.

PDK duke e parë se koalicioni nuk mund të prishej me marrëveshje me LDK’në, u detyrua në momentet e fundit që të votojë mocionin e iniciuar nga partitë opozitare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë