Nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale me projektligj, duket se nuk mund të ndalet deri sa deputetët të votojnë.
Kjo pasi sipas Albert Krasniqit nga KDI, inciativat ligjore duhen vetëm 6 nënshkrime, dhe kjo nismë nuk do të ndalej edhe nëse tërhiqen shumica nga 42 nënshkrimet e deputetëve, shkruan gazetametro.net.
Sipas Krasniqit, këtë nismë nuk mund ta ndalë as Qeveria pasi, edhe nëse ekzkutivi nuk jep ndonjë opinion, ajo do të shkojë në Komision e më pas në seancë. Sipas Krasniqit, nisma ndalet vetëm nëse e rrëzojnë votat e deputetëve, ose tërhiqen që të gjithë nënshkrimet.
“Për iniciativa ligjore (projektligje) duhen 6 nënshkrime. Edhe nëse te tjerët nga 42 nënshkrimet dhe mbesin vetëm 6, kërkesa mbetet valide. Qeveria ka 30 ditë, mundet edhe mos të jap fare opinion, e Kuvendi e ka te drejtën të dërgohet në komision për legjislacion e komisioneve tjera të përhershme. Me pas shkon në seancë dhe me prezencën e shumicës dhe 31 nënshkrimee mund të shfuqizohet Specialja. Kjo përfundon vetëm nëse Kuvendi i thotë jo speciales ose tërhiqen pothuajse të gjitha mënshkrimet’, ka thënë Krasniqi në RTK.
Por, sipas Krasniqit, rrëzimi i Speciales mund të ndalet edhe nëse kalon në Kuvend. Kjo pasi sipas tij deputetët mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
‘Kjo cështje edhe nëse kalon mund të shkojë në gjykatën kushtetuese, deputetët mund ta dërgojnë atje. Gjasat janë të mëdha që gjykata të thotë që është shkel kushtetuta, ngase po shfuqizohet ligji qe pengon punën e dhomave të specializuara qe tashmë janë kategori kushtetuese’, ka thënë ai.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit vendosi sot që ‘topin ta hedhë’ kah Qeveria e Haradinajt, e cila mund të jap opinion rreth projektligjit për Specialen./gazetametro.net