Ndërsa trupat ruse vazhdojnë të grumbullohen në kufijtë e Ukrainës, shumë nga qytetarët e saj po shkojnë vullnetarë në Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.
Forcat e Mbrojtjes operojnë si ushtri rezervë e Ukrainës dhe numri i tyre po rritet dita ditës pas rrezikut të një sulmi nga Rusia e cila ka grumbulluar 130.000 trupa në kufijtë e Ukrainës.
Analistët e Perëndimit thonë se ushtria ukrainase nuk mund t’i bëjë ballë asaj ruse dhe se në rast sulmi, Kievi mund të bie brenda ditësh.
Por, motivi i qytetarëve ukrainas nuk ka rënë dhe shumë nga ta po paraqiten si vullnetarë, po ashtu edhe veteranët janë të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre, shkruan The Washington Post.
Rumiya Rumanenko, 59 vjeçe, e cila u detyrua të ikte nga pjesa lindore e Ukrainës pas ngritjes së separatistëve pro-rusë atje, tha: “Unë dua të luftoj sepse dua të kthehem në shtëpi.”
Në Ukrainë rreziku i një pushtimi rus nuk është marrë edhe gjithaq seriozisht, duke mos besuar se vendi i tyre do përballet me luftë. Mirëpo, ditëve të fundit duket sikur kriza ukrainase mund të eskalojë edhe më tej pas raportimeve amerikane se Putin do të sulmojë Ukrainën brenda ditësh. /gazetametro.net